Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 25 raste të reja me COVID-19 janë shënuar të premten në Kosovë.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë testuar si të dyshuar për koronavirus 200 persona.
Të vdekur nuk ka ndërkaq numri i rasteve aktive është rritur në krahasim me javën e kaluar, duke shkuar në 94.
Gjatë kësaj jave është shënuar një rritje e rasteve ditore me koronavirus në Kosovë.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 30 persona.
Edhe
Tri raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë
Me dozë të dytë deri tash janë vaksinuar 823.524 ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 103.054 persona.
Numri total i dozave të vaksinave Pfizer dhe Astra Zeneca të administruara në Kosovë që nga fundi i marsit të vitit 2021, është 1.820.099.