Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

15 raste pozitive me COVID-19 të premten në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të premten se janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Të premten shëruar 10 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 60.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.062 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.662 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e 105.137 me dozën e tretë kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,780 persona.