Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku janë duke u shqyrtuar tri nisma legjislative, pati kundërshtime.
Njëra e filluar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani për shqyrtimit për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 dhe dy të tjera nga Partia Demokratike e Kosovës për plotësim/ndryshimin e ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe për shqyrtimin e masave shtesë për mbrojtje nga koronavirusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor KOHA nga burime të saj ka mësuar se deputeti i LDK-së Kujtim Shala, ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë, pas disa mospajtimeve për këtë nismë ligjore.
PDK-ja ka qenë kundërshtare që kjo nismë të dërgohet në Qeveri.
KOHA ka provuar të kontaktojë Kujtim Shalën për të mësuar më shumë detaje porse ai s’ka qenë i qasshëm.