Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, dha dorëheqje pasi një tifoz e goditi me shishe në kokë gjatë barazimit 1:1 me Romën në Ligën e Kampionëve, të enjten mbrëma.
Kartal e ofroi dorëheqjen gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes në Stamboll. Por më pas presidenti i klubit, Aziz Yildirim, refuzoi dorëheqjen e Kartalit, duke i ofruar atij përkrahje.
65-vjeçari Kartal tha në konferencë se po largohet për të mos u kthyer kurrë më, ndërsa shtoi se mori vendimin “për të qartësuar rrugën për klubin”.
Më pas presidenti Yildirim u tha gazetarëve se Kartal “vazhdon punën e tij”.
“Disa tifozë hodhën një shishe në kokën e trajnerit gjatë ndeshjes. Ai është i shqetësuar për këtë”, ka thënë Yildirim.
Edhe
Muriqi mbetet pa trajner, Kartal jep dorëheqje në konferencë për media
“Kam folur me Ismail Kartal. Ai përmendi incidentin me shishe dhe po ashtu është ankuar se është nën presion”.
I pyetur nëse Kartal i ka thënë se do të qëndrojë, Yildirim është përgjigjur: “Nuk ka nevojë që ai të thotë se do të vazhdojë. Unë jam eprori i tij. I kam thënë të vazhdojë dhe kjo është e tëra. Ne jemi familje”.

Fenerbahçe ka njoftuar se është identifikuar personi që hodhi shishen në drejtim të trajnerit dhe se atij i është ndaluar hyrja në stadium.
Yildirim ka folur për presionin e madh ndaj trajnerit dhe skuadrës, me gjithë arritjen e synimit të parë për kthim në Champions.
Kartal kaloi një dekadë si lojtar te Feneri. E ka drejtuar klubin në edicionin 2014/15 dhe më pas në bazë të përkohshme në edicionin 2021/2022. Është kthyer sërish në edicionin 2023/2024.
Ai ishte asistent kur Fenerbahçe ka fituar dy titujt e fundit, ndërsa për herë të katërt mori drejtimin e ekipit në qershor.
Edhe
Muriqi: Jemi një hap para për derbin ndaj Galatasarayt
Fenerbaçe ka përfunduar i dyti në elitën turke në pesë edicionet e fundit dhe po paraqitet në Champions për herë të parë pas plot 18 vjetësh.
Vedat Muriqi është prej lojtarëve kryesorë të Fenerbahçes. Ai e udhëhoqi sulmin e skuadrës të enjten ndaj Romës. Luajti deri në minutën e 72-të. Madje kishte rast të artë në pjesën e dytë për të shënuar për 2:1 në të mirë të skuadrës turke. Por gjuajtjen e tij e ndali portieri i Romës.