Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku janë duke u shqyrtuar tri nisma legjislative, pati kundërshtime.
Njëra e filluar nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani për shqyrtimit për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 dhe dy të tjera nga Partia Demokratike e Kosovës për plotësim/ndryshimin e ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe për shqyrtimin e masave shtesë për mbrojtje nga koronavirusi.
Por KOHA nga burime të saj ka mësuar se deputeti i LDK-së Kujtim Shala, ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë, pas disa mospajtimeve për këtë nismë ligjore.
PDK-ja ka qenë kundërshtare që kjo nismë të dërgohet në Qeveri.
KOHA ka provuar të kontaktojë Kujtim Shalën për të mësuar më shumë detaje porse ai s’ka qenë i qasshëm.
-
LDK-ja do të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë, së bashku me PDK-në paralajmërojnë veprime të tjera
-
Kosova pa buxhet
-
PDK, LDK, AAK e Nisma: S’ka votë as për buxhet, as për Qeveri
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, PDK-ja dhe LDK-ja paralajmërojnë se s’do të shkojnë
-
Të enjten vazhdimi i seancës, pushtet e opozitë skeptikë se mund të kalohen projektligjet