Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, nga ku ka njoftuar edhe për konfirmimin e katër rasteve të reja me koronavirus.
“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t'i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka shkruar ai, raporton KOHA.
Vitia tutje ka bërë thirrje që qytetarët t’i ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHKP-së për ta parandaluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.
“Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente”, ka shkruar ai.
-
Edhe katër të diagnostikuar me koronavirus në Kosovë
-
Qeveria shpall gjendje emergjente të shëndetit publik
-
Kurti: Nuk ka vend për panik, jemi në gjendje gatishmërie në të gjitha sektorët
-
Pas 79 ditësh, Kurti ktheu në pozitë ish-ministrin që kishte thënë se s’do të kthehej më
-
Vitia nuk përgjigjet në lidhje me thirrjet për dorëheqje