Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se bazuar në rezultatet e testimeve janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin në total në 13.
Bëhet fjalë për familjarë të ngushtë të pacientit nga Stublla e Vitisë që ishte diagnostikuar me këtë virus më 13 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.
Ai ka kërkuar vetëdije e ndihmë të qytetarëve pas këtyre rasteve.
“Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka shtuar ai.
Dje Qeveria e Kosovës ka shpallur emergjencë shëndetësore.