Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 11-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.
Sipas njoftimit për media, me këtë vendim, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore).
Lexo edhe: Vitia kërkon nga Kurti t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik
“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik”, thuhet në njoftim.
Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi.
{gallery}
-
Çfarë parasheh emergjenca e shëndetit publik, që u vendos në Kosovë
-
Vitia kërkon nga Kurti t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik
-
Kurti “zhvlerëson” Sigurimet Shëndetësore, puna për zbatimin e tyre nuk është as afër
-
Hiqet gjendja e emergjencës me COVID në Kosovë
-
Vitia: Qeveria ka filluar me veprime konkrete për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi