Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje kallëzim penal ndaj Hotit të Nismës për kërcënim ndaj Kurtit

Foto: Koha / ilustrim

Pas kërcënimeve me vrasje ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti nga kandidati për deputet në radhët e Nismës, Haxhi Hoti ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dorëzuar kallëzim penal.

Vetëvendosje thotë se gjuha e krimit nuk ka vend në politikë.

“Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

Anëtari i Nismës ia kujton Kurtit historinë e Kennedyt: “Ta lëshojë Kosovën, ose mund të vritet”

Tutje Vetëvendosje ka shtuar se nuk e dinë nëse ai ishte i porositur apo është nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes.

“Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes së Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë policia e prokuroria. Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kërcënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës”, thuhet në postim.

Edhe Lirohet nga paraburgimi Haxhi Hoti që kërcënoi Albin Kurtin me vrasje Arbëri Lirohet nga paraburgimi Haxhi Hoti që kërcënoi Albin Kurtin me vrasje

Këtë fenomen Vetëvendosje thotë se synon ta luftojë.

“Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhunshme e kriminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja Vetëvendosje. Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti. I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit. Kosova e ka vetëm një rrugë përpara, atë të ligjit e të zhvillimit, në luftë pa kompromis kundër krimit, pabarazisë dhe injorancës”, thotë VV.