Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është paraqitur sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me kërcënimin që iu bë ditë më parë nga anëtari i Nismës për Kosovës, Haxhi Hoti.
Kjo është konfirmuar nga anëtari i VV-së, Berat Ganiqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
”Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka shkruar Ganiqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti dëshmon në gjykatë për kërcënimin që mori
-
Lirohet nga paraburgimi Haxhi Hoti që kërcënoi Albin Kurtin me vrasje
-
Arrestohet anëtari i Nismës që kërcënoi Albin Kurtin
-
Vetëvendosje kallëzim penal ndaj Hotit të Nismës për kërcënim ndaj Kurtit
-
Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën