KQZ-ja pa detaje rreth helmimit të zyrtarëve të saj

KQZ-ja pa detaje rreth helmimit të zyrtarëve të saj

13 October 2019 14:11

Përfaqësues të KQZ-së nuk kanë dhënë detaje rreth helmimit të zyrtarëve të tyre, por kanë thënë se prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Prokurori dhe Policia janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet, raporton kp.

SHSKUK: Gjendja e të helmuarve është stabile

“Tani për tani unë nuk mund të them asgjë më shumë. Ju lutem kontaktojeni Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit. Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë ai.

Është provuar të flitet edhe me kryeshefin ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, i cili ka dal në vendin e ngjarjes, megjithatë ai ka thënë se nuk mund të deklarohet pasi nuk ka ende informata zyrtare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme