Arbëri

KDI: Joserioziteti i deputetëve bëri që Kuvendi të përmbushë vetëm 20 % të agjendës legjislative për vitin 2019

Mungesa e deputetëve nëpër seanca plenare ka bërë që vetëm 28 ligje t’i miratojë institucioni më i lartë legjislativ, i cili brenda pak ditësh do të shpërndahet.

Por edhe kjo legjislaturë do të mbahet mend për mosseriozitet nga ana e atyre që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Kuvend, raporton KTV.

Organizata e cila monitoron punën e Kuvendit, thotë se ky i fundit, deri më tani, ka arritur ta përmbushë agjendën legjislative vetëm 20 %.

Mungesa e kuorumit del të jetë problemi më i madh i kësaj legjislature. Derisa, me shpërndarjen e Kuvendit, ligjet që janë në procedurë pritet të kthehen në pikën zero.

Sa i përket performancës së deputetëve, del se deputetët më aktivë në pyetje dhe thirrje të interpelancave ishin ata të opozitës.

Më 22 gusht, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e fundit për këtë mandat, ku do të bëhet shpërndarja e legjislaturës së 6-të.

Para shpërndarjes, pritet të votohet fondi i IPA-së, që Kosovës pritet t’ia sjellë rreth 100 mijë euro.