Arbëri

Ujku sulmoi fëmijët në Dimcë të Hanit të Elezit, njëri pëson plagë të rënda

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit. Aty një ujk kasulmuar fëmijët e këtij fshati. Si pasojë lëndime të rënda ka marrë një nga fëmijët e fshatit, i cili tashti po trajtohet në QKUK në Prishtinë.

Ekrem Sumës, banor nga fshati Dimcë, njëherësh dëshmitar i rastit, ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, kur ujku ka sulmuar fëmijët në një rrugicë mali, pothuaj se në fshat, me ç’rast më së keqi ka pësuar njëri nga fëmijët më të vegjël, i moshës 5-vjeçare.