Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i mitur në Paldenicë të Hanit të Elezit që u sulmua nga një ujk, rrëfen se si shpëtoi

Në mbrëmje, teksa po kthehej në shtëpi, u sulmua nga një ujk.

Edon Thaçi që jeton në fshatin Paldanicë të Hanit të Elezit, tregon se si në afërsi të qytetit u sulmua nga ujku, raporton KTV.

Gjendja e 17-vjeçarit është e mirë. Për më tepër, ai tregon se në fshatin ku ai jeton ka pasur edhe sulme të tjera nga ujqit.

Banorët e Paldenicës po kërkojnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.

Për këtë problem, nga Komuna e Hanit të Elezit thonë që nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Por, kanë apeluar te banorët e Paldenicës që të kenë kujdes gjatë natës.

Mirëpo, për këtë fshat, ujqit nuk janë i vetmi problem.

Edhe Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi Arbëri 18 o. më parë Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Në Paldenicë të Hanit të Elezit, edhe ariu po shkakton dëme të konsiderueshme.

Ymer Lenjanit, ariu ia ka shkatërruar të gjitha kosheret e bletëve.

Mirëpo, ai thotë që ende nuk ka marrë kompensim për shkak që Komuna e Ministria e Bujqësisë i kanë thënë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Ndërkohë, një muaj më parë, në Dimcë të Hanit të Elezit, një fëmijë pesëvjeçar ishte sulmuar po ashtu nga ujku.