Një fëmijë 5-vjeçar është duke u trajtuar në QKUK pasi njoftohet se ka marrë lëndime pas sulmit nga një ujk.
Siç ka njoftuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës, fëmija 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, është dërguar me lëndime në gjoks dhe shpinë.
“Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë. Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare”, thuhet në njoftim.
QKUK- ka bërë të ditur se fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile.
“Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës. Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet në njoftim.
-
Zona e rrezikshme në oborrin e QKUK-së, edhe një 16-vjeçe sulmohet nga qentë
-
Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK
-
Përleshje me thikë në Shtime, i lënduari transferohet në QKUK
-
Kërkohet përgjegjësi institucionale për kushtet në Pediatri
-
QKUK-ja merr masa ndaj katër infermierëve dhe suspendon një punëtor teknik pas ankesës së një qytetareje