Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren, të martën, ka njoftuar se Këshilli Drejtues me shumicë votash ka zgjedhur Ismet Temajn për rektor të këtij universiteti.
"Në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezent(gjashtë vota) të Këshillit Drejtues është zgjedhur Rektor në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj", thuhet në njoftimin e publikuar nga UPZ-ja në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidatët për rektor të UPZ-së kanë qenë Ismet Temaj, Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti./FM