Kryesuesi i Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar vendimin për zgjedhjen e rektorit të këtij institucioni të lartë arsimor.
Në këtë vendim theksohet se rektor i UPZ-së nga tetori i këtij viti do të jetë Ismet Temaj. Mirëpo lidhur me këtë çështje tashmë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pranuar ankesë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zyrtarët e MASHT-it kanë pohuar se rasti do të shqyrtohet si tërësi për të parë nëse duhet dhënë ndonjë qëndrim.
Gazeta ka siguruar një kopje të vendimit të nënshkruar nga kryesuesi i KD të UPZ, Bedri Muhadri, për zgjedhjen e rektorit të UPZ-së.
“Rektor i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren zgjidhet prof. asoc. Ismet Temaj. Mandati i rektorit është 4-vjeçar. Rektori detyrën e merr me datë 27 tetor 2018”, shkruan në këtë vendim të datës 30 maj 2018... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” shkarkohet nga detyra
-
Ismet Temaj zgjidhet rektor i Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren
-
Zgjedhja e u.d. të rektorit në Prizren kontestohet nga një pjesë e Këshillit Drejtues
-
Ismet Temaj caktohet ushtrues detyre i rektorit në UPZ “Ukshin Hoti”
-
Universiteti “Ukshin Hoti” zgjedh rektorin e ri