Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren, të martën, ka njoftuar se Këshilli Drejtues me shumicë votash ka zgjedhur Ismet Temajn për rektor të këtij universiteti.
"Në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezent(gjashtë vota) të Këshillit Drejtues është zgjedhur Rektor në Universitetin Ukshin Hoti në Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj", thuhet në njoftimin e publikuar nga UPZ-ja në rrjetet sociale.
Kandidatët për rektor të UPZ-së kanë qenë Ismet Temaj, Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti./FM
Artikuj të ngjashëm
-
Samedin Krrabaj zgjidhet u.d. i rektorit në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
-
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” shkarkohet nga detyra
-
Zgjedhja e u.d. të rektorit në Prizren kontestohet nga një pjesë e Këshillit Drejtues
-
Ismet Temaj caktohet ushtrues detyre i rektorit në UPZ “Ukshin Hoti”
-
MASHT-i shqyrton rastin e zgjedhjes së rektorit të UPZ-së