Nga 4.748 zyrtarë të lartë publikë, vetëm 14 prej tyre nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë deri më tani. Sipas njoftimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit të martën, 50 zyrtarë e kanë bërë deklarimin e pasurisë pas afatit ligjor.
“Të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë brena afatit të paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK-ja do të veprojë sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, ka njoftuar AKK-ja.
Në vitin e kaluar (2021) nga numri i përgjithshëm prej 4.721 zyrtarëve, 96 zyrtarë të lartë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor.
-
Vetëm 33% e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë deri tash
-
109 zyrtarë s’deklaruan pasurinë brenda afatit ligjor
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Mbi 1400 zyrtarë s’e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat
-
Mbi 32% e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë, afat edhe gjashtë ditë