109 zyrtarë të lartë publikë s’kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor në përputhje me Ligjin për Deklarim të Pasurisë, ka njoftuar Agjencia Kundër-Korrupsion nëpërmjet një komunikate për media të martën, për procesin që ka përfunduar më 31 mars.
Në përqindje, 97.77 për qind e zyrtarëve të lartë që e kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, e kanë bërë këtë brenda afatit ligjor.
56 zyrtarë të lartë kanë bërë deklarimin e pasurisë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nuk kanë deklaruar me arsye ose pas afatit me arsyet e cekura, ndërsa 25 ende s’e kanë bërë.
“Përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, këtë vit, Agjencia kundër Korrupsionit, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve”, thuhet në njoftim.
Sivjet deklarimi i pasurisë është bërë nëpërmjet pranimit të formularëve në mënyrë elektronike, për shkak të pandemisë.
-
Mbi 32% e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë, afat edhe gjashtë ditë
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Mbi 1400 zyrtarë s’e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat
-
Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë
-
Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë