Kanë kaluar 12 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ka ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.
Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra polici Enver Zymberi.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”. /KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani për Enver Zymberin: Policia e Kosovës, mbrojtësja e palëkundur e kufijve të shtetit tonë
-
Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë më parë
-
Enver Zymeri e Afrim Bunjaku, policët që ranë në mbrojtje të shtetit
-
Nderohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë
-
Kujtohen policët e vrarë gjatë kryerjes së detyrës në veri