Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

115 km rrugë Milot – Fier për 1.2 miliard euro

Qeveria e Shqipërisë njoftoi sot hapjen e garës për ndërtimin e autostradës Milot-Fier. Rruga do të ketë një gjatë prej 115 km, do të përshkohet për 75 minuta dhe kushton plot 1.2 miliard euro.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti do jepet me koncesion, ndërkohë që shteti do të garantojë 10% të saj. Pas prezantimit, ka pasur reagime nga opozita, por edhe nga ish-ministri socialist, Arben Malaj.

Malaj ngre alarmin se kjo do ta zhysë edhe më tej vendin në borxhe dhe kërkon ndaljen sa më parët të projekteve me PPP.