Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut dhe ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” do ta rishikojnë projektin për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë, gjegjësisht për 12 kilometrat e mbetura nga gjithsej 14.
Rishikimi i këtij projekti do të ndodhë për shkak të ngritjes së dilemave nëse projektin ekzistues është i realizueshëm.
Mjetet nga Banka Evropiane për Zhvillim janë siguruar, por janë të pamjaftueshme për realizimin e versionit që është zgjedhur, deklaroi ministri maqedonas i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
Ai ka thënë se nuk ka marrë sqarim nga drejtuesit e kaluar përse është zgjedhur një trase e re, dhe jo ajo ekzistuese që të çon drejt Bllacës.
“Kanë vendosur nga udhëheqësia e kaluar e Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore me në krye Ejup Rustemin, deri sot nuk e di arsyen se përse dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje të logjikshme, të mos ndjekin trasenë ekzistuese, por të ndjekin trase tjetër e cila është malore, dhe në të cilën nga 12 kilometra, 6 kilometra janë tunele, që janë shumë të vështirë për t’u realizuar. Neve mund të na ndodhë njëjtë si me hekurudhën drejt Bullgarisë që autostrada të kushtojë shumë shtrenjtë, vlera e përllogaritur për momentin është 240 milionë euro, që është 20 milionë euro për kilometër, dhe që pyetja tjetër është a mund të realizohet nga aspekti inxhinierik”, u shpreh Nikollovski, raportoi “Alsat.mk”.
Për rreth një muaj, Nikollovski thotë se do të kenë një vendim sa i takon projektit për 12 kilometrat e mbetura.
Dy kilometrat e para të projektit janë pothuajse gati dhe do të hapen në dy muajt e ardhshëm.
-
Pas dy vjetësh e gjysmë, finalizohet ujdia e financimit të tunelit Prizren-Tetovë
-
Shllaku: Refuzimi i gazit amerikan është ide e keqe, traseja nga Obiliqi deri në Shkup ekziston
-
Nisin punimet në rrugën Arllat–Malishevë, projekti kap vlerën e 1.85 milionë eurove
-
Projektet hekurudhore në Ballkan po vonohen, Linja 10 e Kosovës edhe më keq se kur nisi projekti
-
U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë