Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që lidhin fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

Aliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se të martën kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugëve ndërkufitare që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Sipas tij, kjo rrugë ka gjatësi prej 6.3 kilometrash.

“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherësh do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone”, ka shkruar Aliu.


Durmishi: Ekskavatorët nga Kosova për herë të parë ndërtojnë rrugë brenda territorit të Shqipërisë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar bazuar në marrëveshjen midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ekskavatorët nga Kosova kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge brenda territorit të Shqipërisë.

Edhe Aliu: Rruga Prishtinë-Mitrovicë, me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik Arbëri Aliu: Rruga Prishtinë-Mitrovicë, me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik

Ai ka njoftuar se rruga Kërstec – Pakishtë – Zapod është e gjatë 6.3 kilometra dhe ka kosto ndërtimi prej 2.3 milionë euro.

Sipas Durmishit, kjo rrugë është e financuar nga Qeveria e Kosovës.

“Kjo rrugë është vetëm fillimi për të vazhduar edhe me shumë rrugë që lidhin fshatrat në brezin kufitar të ndarë padrejtësisht”, ka shkruar Durmishi në Facebook.