Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se me projektin për zgjerimin e rrugës të segmentit Kijevë-Dollc dhe me anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit Qeveria ia ka kursyer Kosovës 150 milionë euro, ka nxitur reagim të ashpër të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Në Gllarevë, për të parë nga afër fillimin e punimeve në 3 llote të segmentit Kijevë-Dollc, me gjatësi 10.9 kilometra, me një kosto prej më pak se 21 milionë euro, në kuadër të zgjerimit të rrugës nacionale N9. Pas këtij segmenti, vjen ai Dollc-Zahaq, për të cilin do të bëhet hapja e procesit për tenderim në muajin maj. Rruga Kijevë-Zahaq do të bëhet, me cilësi më të lartë, projektim e përgatitje më të mirë, dhe atë për 150 milionë euro më lirë se projekti paraprak të cilin e kemi anuluar. Nga 240 milionë euro sa kushtonte atëherë kur nuk po realizohej, tash po realizohet me 90 milionë euro”, ka shkruar Kurti në Facebook të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë deklaratë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati premtuar autostradën e Dukagjinit, e ka quajtur “rrenë të kulluar elektorale”. Ai ka thënë se kjo autostradë megjithatë do të ndërtohet “herëdokur”.
“Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursejka buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale. Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.