Dogjën mandatet, por kjo nuk do të thotë se heqin dorë nga benefitet që gëzojnë prej statusit të deputetit.
Top Channel ka mësuar se 11 deputetë të opozitës kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë, e cila është sa gjysma e pagës bruto që merrnin në Kuvend.
Në ligjin për statusin e deputetit parashikohet që ata të përfitojnë pagesën e cila jepet nga Instituti i Pensioneve. Në listën e siguruar nga Top Channel, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti më jetëgjatë i Parlamentit dhe kryetares së Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.
Lista vijon me Grida Dumën, Andon Frrokajn, Gent Strazimirin, Florjon Mimën, Genc Pollon, Dhurata Çupin, Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin. Sipas ligjit 8097, i vitit 1996, ish-deputetët përfitojnë pagesë kalimtare pas mbarimit të mandatit.
Ligji parashikon se shuma shkon në masën 50% të pagës bruto të deputetit për aq vite sa kanë pasur funksionin e deputetit, por jo më shumë se 3 vjet. Rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.
Edhe
Haxhiu: Pagat kalimtare me kosto 2 milionë euro të padrejta, por të ligjshme
Kjo pasi për dy muajt e parë ata kanë përfituar rrogën e plotë nga Kuvendi. Kësisoj, rroga kalimtare fillon nga 21 prilli kur bëhen dy muaj nga djegia e mandateve nga opozita.
Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë bërë padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit, duke kërkuar pagat e muajve kur ata kanë qenë në bojkot parlamentar. Bojkoti i Kuvendit nisi në fillim të korrikut dhe më 21 shkurt opozitarët hoqën dorë edhe nga mandatet e deputetit.
-
Kolshi: Rreth 25 mijë euro në vit i merr deputeti që deklarohet i papunë
-
Mbi 14 paga për dy muaj e gjysmë punë - 85 deputetë deklarohen të papunë
-
Kuvendi ia mundësoi ish-deputetit të marrë retroaktivisht pagën kalimtare por s’e tregon arsyetimin ligjor
-
Për 77 ditë mandat, mbi gjysmë milioni euro shkuan në paga për deputetët