Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se rreth 25 mijë euro për një vit i merr një deputet që deklarohet i papunë. Ai ka theksuar se megjithëse njihet si e drejtë, deputetët duhet të ndjejnë përgjegjësi morale nëse duhet apo s’duhet ta marrin pagën kalimtare.
Kolshi ka thënë se gjatë legjislaturës së dhjetë të Kuvendit ka pasur shumë seanca dhe se ato kanë qenë të ngutuara. Ka shtuar se jodomosdoshmërisht ka pasur funksionim demokratik të Kuvendit, ndërsa ka thënë tutje se janë zhvilluar mbi 40% seanca të jashtëzakonshme, shumica të thirrura nga Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një deputet mund t’i kushtojë Kuvendit 23 deri 25 mijë euro në vit nga një deputet nëse ai nuk ka ndonjë të hyrë tjetër. Kjo çështje është e drejtë e deputetëve por praktikisht është përgjegjësi e tyre morale se a duhet ta kërkojnë këtë pagë kalimtare”, u shpreh Kolshi.
KOHA raportoi të martën se 85 deputetë të legjislaturës së 10-të janë deklaruar para Kuvendit të Kosovës se nuk kanë të hyra të tjera financiare në mënyrë që ta marrin pagën kalimtare prej 2 mijë eurosh në muaj. Këta deputetë kanë punuar për 2 muaj e gjysmë, por pavarësishtm, do t’i marrin 12 paga shtesë nga 2 mijë euro në muaj nëse nuk fitojnë ulëse sërish.
Këtë pagë, që është në vlerën e pagës bazë, ua mundëson për një vit Ligji për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
Kolshi po ashtu ka theksuar se vonimi i publikimit të listave nga partitë “nuk është normale”, teksa ka shtuar se partitë duhet të tregojnë kulturë politike duke i publikuar emrat e kandidatëve.