Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha sot në Pejë se ndihet krenar se janë të vetmit që kanë nominuar tri kandidate gra për kryetare të komunave.
Veseli tha se iu ka dhënë hapësirë dhe do t’iu jap edhe në të ardhmen grave ndërsa shprehet i sigurt se në Pejë do të fitojë kandidatja, Sabiha Shala.
“Me një kryetare të suksesshme si Sabihaja e di se çka është e mirë për Pejën. Peja do të jetë një qytet shumë më i zhvilluar shumë më i mirë me të”, tha Veseli. Sipas tij Peja i ka resurset, ndërsa Sabiha Shala e ka vizionin.
Ai premtoi se Sabiha Shala si kryetare e komunës do të jetë kryetarja më e pavarur e cila do iu jap llogari vetëm qytetarëve.
“Me kryetaren në Pejë jo vetëm që do të ketë investime që do të vijnë nga institucionet e Kosovës, por të jeni të sigurt se me Sabihan kryetare do të vijnë shumë investitor në Pejë”, tha kryetari i PDK-së.
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, duke falënderuar kryetarin Veseli për kandidimin, i cili sipas saj ka dëshmuar se Pejën do ta ndryshojë, po ndërton edhe historinë pasi që po i jep mundësinë një gruaje për të qenë kryetare e kësaj komune.
-
Veseli: Forca e Ndryshimit është e pandalshme edhe në Pejë
-
Veseli: Ndryshimi në Pejë vije me qeverisjen e Sabiha Shalës
-
Sabiha Shala, kandidate e PDK-së për kryetare të Pejës
-
Shala: Qyteti i kampionëve, Peja, meriton më shumë mbështetje
-
Krasniqi: Në Pejë do të jemi në balotazh, për të fituar më 9 nëntor