Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala fushatën zgjedhore e ka vazhduar në tubimet elektorale ku sonte ka takuar mbështetësit e kandidatit për asamble komunale Astrit Ademaj.
Shala në këtë tubim ju ka drejtuar qytetarëve se PDK në Pejë është afër fitores së madhe dhe këtë siç ka theksuar ajo “po e shoh në sytë e secilit prej jush, e kam parë po ashtu edhe në të gjitha takimet e mia që kam pasur me qytetaret e Komunës së Pejës”.
Shala i ka ftuar të gjithë mbështetësit e PDK’së të votojnë masovisht numrin 94 për forcën e ndryshimit.
Artikuj të ngjashëm