Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka takuar studentë të profileve të ndryshme të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës nga të cilët ka kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 22 tetorit.
Ndër të tjera, Shala ju drejtua studentëve se “sonte nuk mbajta ligjëratë, por ishte kënaqësi e veçantë të bisedoja me studentë pejanë të cilët po ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës.
U ndjeva studente sikur para pak vitesh dhe biseduam për sukseset e tyre, sfidat dhe kërkesat modeste”.
“Krenare për ambiciet e juaja për të vazhduar studimet në universitete prestigjioze. Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme me këtë rini entuziaste dhe të arsimuar”, tha ajo.
Sabia Shala studentët pejanë që ndjekin studimet në Prishtinë i cilësoi si pasuria e Pejës dhe e Kosovës.