Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, takoi banorët e lagjes Dardania në Prizren të cilët, sipas komunikatës së VV-së, të shqetësuar u shprehën se ende kanë probleme shumë të mëdha me furnizimin e ujit të pijshëm.
VV thotë se në këtë lagje, ashtu si edhe në shume lagje të tjera të komunës së Prizrenit, nuk ka furnizim me ujë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 14:00.
“Nuk e kam besuar se problemi kryesor në Prizren ende do të jetës uji i pijes. Me ekspertët me të cilët kam bashkë kuvenduar kemi analizuar në tërësi problematikën dhe se ju që jetoni në këtë lagje do ta harroni një herë e përgjithmonë problemin e ujit” tha midis të tjerash kandidati Haskuka.
Ai u zotua se gjatë mandatit të tij katër vjeçar, do të ketë 24 orë ujë për të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës së Prizrenit. Ai tha midis të tjerash se ka përgatitur në detaje planin e përmirësimit të furnizimit me ujë për këto lagje.
-
Vazhdon mungesa e ujit në disa lagje të Prishtinës
-
“Hidroregjioni Jugor” publikon orarin e reduktimeve të ujit për zonat urbane të Prizrenit
-
Bajçinca zotohet për 24 orë ujë dhe rirregullim urban në Fushë Kosovë
-
Haskuka konfirmon marrëveshjen me NDS-në për rundin e dytë zgjedhor
-
Kronika Zgjedhore/ LVV-ja premton zonë të re ekonomike në Prizren