Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi në vazhdën e fushatës elektorale, sot ka vizituar fshatrat Vranoc e Qallapek, në të cilat fshatra premtoi rregullim të infrastrukturës.
Kanale për ujitje, diga në Lumbardhin e Deçanit, asfaltimi i disa rrugicave të mbetura mbeten prioritete të ditëve të para, për Vranoc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fshatin Qallapek, kanalizimi i ujërave të zeza, rregullimi i shtratit të ujit që kalon përmes fshatit ngase me rritjen e ujërave shkaktohen përmbytje, kanalet e ujitjes dhe kërkesa e fermerit Gazmend Krasniqi që edhe pse ka mbi 60 krerë lopë dhe viça për majmëri i mbanë në kushte jo të mira për mungesë të një ferme adekuate, do të jenë po ashtu prioritete.
Të gjitha këto lokalitete shprehin shqetësimin për mungesën e ujit të pijes dhe mashtrimin që po u bëhet tash e tre vite”, ka shkruar Gashi në Facebook.