Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, prezantoi Ardian Gjinin kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës, ndërsa Pejën synon ta rikthejë me Fatmir Gashin.
Për këto dy komuna, që dikur ishin bastion i AAK-së, Haradinaj tha se ka zgjedhur kandidatët e duhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, ai nuk e hodhi poshtë mundësinë e kandidimit të Daut Haradinajt për kryetar të Deçanit.
Gjini ka thënë se në krye të Gjakovës do të synojë ta ringjallë ekonominë e saj.
Ndërsa, Fatmir Gashi e fajësoi kryetarin e tanishëm të Komunës së Pejës se e ka degraduar qytetin.
Ai premtoi se në fund të mandatit të tij Peja do të jetë një qytet i rëndësishëm ekonomik, historik dhe kulturor.
Ditë më parë, kandidatët për komuna i prezantoi edhe LDK-ja, derisa “Vetëvendosje” i dha emrat për 5 komuna. Partitë tjera nuk kanë filluar ende të merren me zgjedhjet lokale.