Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe biznese lokale në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, duke zhvilluar një vizitë derë më derë te sipërmarrjet që veprojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në këtë komunë.
Gjatë takimeve me bizneset, Osmani theksoi rolin kyç të ekonomisë lokale në zhvillimin e komunës dhe fuqizimin e mirëqenies për qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Fushë Kosovë gjeni gjithçka – nga pajisje sportive nga e gjithë bota, deri te shërbime profesionale të dekorit dhe pastërtisë, që po e bëjnë tregun tonë lokal gjithnjë e më konkurrues,” tha ai.
Ai shtoi se mbështetja për bizneset vendore do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e klimës për investime.
“Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar!”, ishte mesazhi kryesor që Osmani përcolli gjatë vizitave të tij.
Fushata e tij po zhvillohet nën moton “Fushë Kosova PËRTEJ!”, që synon ta çojë komunën drejt një modeli më modern, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.