Zgjedhjet lokale

Osmani i LDK-së premton rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka premtuar ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në zonën industriale në këtë komunë.

Sipas tij, një rrethrrotullim që lidh rrugën “Dardania” me “Nënë Tereza” do të lehtësonte qarkullimin dhe do ta rriste sigurinë në komunikacion.

“Rrethrrotullimi në Zonën Industriale (tek Kastrati), që lidh rrugën “Dardania” me “Nënë Tereza”, është projekt i yni që do ta ndërtojmë për ta lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion. Ky projekt ideor është konceptuar si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës moderne në qytet, me dizajn funksional, ndriçim publik dhe sistem të qartë sinjalizimi. Me realizimin e tij, Fushë Kosova do të fitojë një nyje të re rrugore që rrit sigurinë, efikasitetin dhe vlerën urbane të zonës”, ka shkruar ai në Facebook.

Osmani doli i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Në balotazh ai do të përballet me Valon Prebrezën e Lëvizjes Vetëvendosje që në raundin e parë doli fitues me 45.15 për qind. Osmani i pati 36.66 për qind. Në total dallimi mes tyre ishte rreth 1800 vota.

Raundi i dytë mbahet më 9 nëntor.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet

Dita e pestë e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale

Agjenda e LDK-së:- Mbyllja e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovë. (Vendi: Pallati i Rinisë,...