Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një komunikatë, OSBE-ja ka thënë se po minohet pluralizmi demokratik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përjashtimi i akterëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucione dhe zvogëlon mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë. Misioni thekson se pjesëmarrja e plotë dhe e vërtetë e të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor është thelbësor për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin afatgjatë demokratik”, thuhet në komunikatë.
Misioni ka thënë se do të vazhdojë ta monitorojë situatën, duke përfshirë edhe procedurat pasuese ligjore që mund të ndodhin nëpërmjet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertfikimit të Listës Serbe.