Kandidatja për kryetare të Fushë-Kosovës nga radhët e AAK-së, Vildane Latifi, ka akuzuar qeverisje e deritanishme të LDK-së në këtë komunë se nuk ka punuar sa duhet sidomos në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës.
Latifi ka akuzuar kryetarin aktual, Burim Berisha edhe për emërime partiake nëpër drejtori të shkollave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në komunën e Fushë-Kosovës në të gjitha shkollat, asnjë drejtor nuk e ke të zgjedhur me profesionalizëm, por vetëm me librezë partiake. Shkollat i kemi të mbi ngarkuara me nxënës, në disa raste mësimi zhvillohet edhe në podrume, kemi mungesë të kopshteve publike...Pa u ndërruar qeverisja e LDK-së në Fushë-Kosovë, cilësia e arsimit nuk mund të arrihet, duhet të ndërrohet fillimisht i gjithë stafi i drejtorëve të shkollave, sepse asnjë nuk janë të kualifikuar”, ka thënë kandidatja e AAK-së.
Në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Fushë-Kosovën”, Latifi ka premtuar krijimin e kushteve më të mirë në fushën e shëndetësisë dhe atë të infrastrukturës, përfshirë shtrimin e rrugëve dhe trotuareve.