Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka thënë se të martën janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim për dëmtim të interesit publik dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja.
Sipas tij, janë përfshirë dokumente lidhur me planin urbanistik në Fushë-Kosovë, derisa ka shtuar se vendimet lidhur me të kanë qenë të paligjshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit që ka dhënë ai, dosjet janë dorëzuar në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.
“Ky dokumentacion përfshin dokumente për kaosin urbanistik në Fushë-Kosovë. Kërkojmë nga ky departament që të hetohet paligjshmëria e këtyre vendimeve. Shpresojmë që ky hetim t’i nxjerrë para organeve të drejtësisë të gjithë ata që i kanë keqpërdorur detyrën zyrtare”, ka thënë ai përmes një videoje në Facebook.
Komunën e Fushë-Kosovës deri në zgjedhjet e fundit lokale e ka udhëhequr Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja ka udhëhequr me Fushë-Kosovën që nga paslufta.