Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Junikut, Jetmir Tofaj, ka premtuar zgjidhje të problemit me ujë të pijshëm.
Tofaj, në emisionin “Zgjedhjet në Kohë – Debati për Junikun”, ka thënë se është e turpshme që edhe në vitin 2025 të flitet e të premtohet për ujin.
“Prioriteti kryesor është zgjidhja e problemit të ujit, pasi është e turpshme që në fushatën e vitit 2025 të flitet ende për probleme të tilla. Në një komunë që ka burime të mjaftueshme, ky problem ka mundur të jetë i harruar. Problemi i dytë është siguria. Do të bëjmë rregullimin e shtratit të lumit Erenik, i cili edhe pse është investuar, nuk ka pasur mirëmbajtje dhe është shkatërruar si investim. Pra është një lum i cili për nga konfiguracioni i terrenit është i rrëmbyeshëm dhe paraqet rrezik të vazhdueshëm për përmbytje, sidomos kur ka të reshura”, ka thënë ai.
Po ashtu, mes tri prioriteteve kryesore ka listuar edhe rregullimin e qendrës së komunës.
“Rregullimi i qendrës. Kjo duhet të jetë prioritet sepse qendra është ajo ku secili vizitor hyn edhe e sheh së pari, e po ashtu është një kujtesë kolektive e qytetit. Gjithë ata që janë rritur e kanë kaluar përmes Junikut e mbajnë mend qendrën, e cila fatkeqësisht tash është në një gjendje të mjerueshme”, ka thënë Tofaj.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.
-
LVV-ja mbështet AAK-në kundër LDK-së në balotazhin në Junik
-
Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm – ndër premtimet kryesore të kandidatëve për kryetar të Deçanit
-
Maloku: VV-ja lë jashtë investimeve komunat që nuk i udhëheq
-
Pacolli: Degradimi dhe kontaminimi i ujërave ka nisur vite më parë
-
AAK-ja ankohet në Junik: Po votojnë edhe ata që s’janë banorë të kësaj komune