Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Hartë e re e partive nëpër komuna

Harta e komunave

Ngjyra të reja ka marrë harta politike e udhëheqjes së komunave në Kosovë, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 9 nëntor. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas numërimit të votave në vendvotime, kanë siguruar udhëheqjen e nga shtatë komunave.

Lëvizja Vetëvendosje pati fituar në raundin e parë në Podujevë, Shtime e Kamenicë. Ndërsa nga 12 komuna në të cilat garoi në balotazh, ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Obiliq e Fushë-Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës në raundin e parë pati fituar në Istog e Lipjan, ndërsa në balotazh triumfoi në Prishtinë, Pejë, Dragash, Junik e Viti.

Partia Demokratike e Kosovës pos Skenderajt, Ferizajt e Hanit të Elezit në raundin e parë, më 9 nëntor fitoi edhe në Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të udhëheqë në 5 komuna. Pas fitores në Deçan, në raund të dytë doli e para edhe në Gjakovë, Suharekë, Rahovec e Klinë.

Lista Serbe pati fituar 9 komuna në raundin e parë, ndërsa në të dytin pa kundërshtar fitoi në Kllokot dhe është subjekti me më së shumti komuna nën udhëheqje.

Edhe VV-ja e para në 24 komuna Zgjedhjet 2025 VV-ja e para në 24 komuna

Ramiz Lladrovci veçse pati fituar në Drenas, sikurse edhe Nisma në Malishevë.

Në Mamushë në balotazh ka fituar KDTP-ja.

Lexo përditësimet tjera
LDK-PRishtine

LDK-ja e mban Prishtinën, LVV-ja e merr Mitrovicën

Beteja finale për pushtetin lokal ka marrë epilog të dielën në balotazhin e zhvilluar në 18...