Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinë, Hajrulla Çeku, i ka bërë thirrje kryetarit aktual të kryeqytetit Përparim Rama, që të caktojë datën dhe studion për një debat televiziv.
Çeku ka thënë se është njoftuar nga ekipi i tij për një deklaratë të kandidatit të LDK-së për kryetar, Përparim Rama, se është i gatshëm për debat publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇeku ka thënë se të dy kanë pasur ofertë për të marrë pjesë në një debat televiziv, por Rama s’e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
“Kryetar në ikje, unë jam këtu, të lutem, caktoje ditën, studion, atje do jem të ballafaqohemi dhe t’i shpalosim konceptet tona për Prishtinën”, tha Çeku në videomesazh.