Kosova mund të shkojë drejt një bllokade tjetër rreth formimit të Qeverisë, ngjashëm si më 2014-n. Atëkohë për gjashtë muaj kishte mbretëruar ngërç institucional, pasi asnjëra parti nuk pranonte të hynte në koalicion me PDK-në, si fituese e zgjedhjeve.
Situatën e zhbllokoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit është fituesi ai që propozon kryeparlamentarin dhe herën e parë edhe mandatarin e qeverisë. Por nëse dështon ta krijojë qeverinë, mandatari mund t’u kalojë edhe partive të tjera nëse arrijnë ta krijojnë shumicën në parlament, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe rrëzimi i Isa Mustafës nga posti i kryetarit të Kuvendit, bënë që LDK-ja ta braktisë kampin opozitar për t’iu bashkuar PDK-së. Pas tre vjetësh bashkëqeverisjeje, është po e njëjta parti dhe kryetar që i është rikthyer qasjes refuzuese karshi PDK-së.
Presidenti Hashim Thaçi duhet të nisë procedurat për konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë, sapo ta ketë në tavolinë rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas nenit 66 të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.