Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ka procesuar mbi 11% të vendvotimeve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, aktualisht po kryeson kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, me 11 mijë e 498 vota.
Pas tij, renditet Përparim Gruda me 7 mijë e 158 vota. Në vendin e tretë si më i votuari në këtë parti aktualisht, është Arian Tahiri me 6 mijë e 419 vota.
I katërti aktualisht është Uran Ismaili me 5 mijë e 688 vota. Vlora Çitaku është e pesta me 3 mijë e 865 vota. Pas Çitakut, kandidatja Sala Jashari ka 3 mijë e 785 vota.
Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica aktualisht është i shtati me 2 mijë e 967 vota. Pas tij është Arben Mustafa me 2 mijë e 945 vota, pastaj Ganimete Musliu me 2 mijë e 827 vota ndërsa e dhjeta Arbnora Salihu me 2 mijë e 487 vota.
Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë...-
Mbi 93% të votave të numëruara
-
Numërohen votat për kandidatë në rreth 70% të vendvotimeve, këta janë më të votuarit
-
Numërohen votat për kandidatë në rreth 60% të vendvotimeve, këta janë më të votuarit
-
Dhjetë më të votuarit e zgjedhjeve të 7 qershorit
-
Numërimi i votave po vazhdon në tri komunat e fundit të mbetura