Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë

QNR Votat zgjedhjet

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë që kanë arritur në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në platformën e KQZ-së, të dhënat e para të publikuara kanë ardhur nga QKN-të e 15 komunave: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, në të cilat, paraditën e së hënës ka filluar procesi i numërimit dhe verifikimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të hënën, në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.  Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat do të transmetohen në platformën për rezultate”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pasditen e së hënës, ky aktivitet ka filluar në QKN-të e 23 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri dhe Malishevë.

Platforma e rezultateve të KQZ-së: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/