Përditësim (21:45) - Janë numëruar votat për kandidatë për deputetë në 59.52 për qind të vendvotimeve. Po ashtu janë verifikuar edhe votat për subjektet politike në këto vendvotime.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.82 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.49 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.40 për qind.
Ndërsa nga dhjetë më të votuarit, nëntë vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti (202.282 vota), Glauk Konjufca (160.060), Albulena Haxhiu (83.964), Hekuran Murati (83.330), Donika Gërvalla-Schwarz (74.477), Xhelal Sveçla (66.749), Hajrulla Çeku (61.611), Avni Dehari (55 mijë e 24 vota), Mimoza Kusari Lila (61 mijë e 171).
E nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie Bedri Hamza me 94 mijë e 682 vota.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk gjendet në Top 10.




Numërohen mbi 50% të votave për kandidatë, këta janë 10 më të votuarit
Përditësim (18:35) - Në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë numëruar votat e kandidatëve për deputetë nga 50.14 për qind të vendvotimeve, si dhe janë verifikuar votat për subjektet politike.
Pas numërimit të votave nga 1282 vendvotime nga 2557, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.58 për qind, PDK-ja është e dyta me 21.25 për qind e LDK-ja e treta me 12.15 për qind.
Ndërsa dhjetë kandidatët më të votuar janë Albin Kurti (LVV) me 172.610 vota, Glauk Konjufca (LVV) me 134.395, Bedri Hamza (PDK) me 79 mijë e 207 vota, Albulena Haxhiu (LVV) me 70 mijë e 222 vota, Hekuran Murati (LVV) me 69 mijë e 572 vota, Donika Gërvalla-Schwarz (LVV) me 62 mijë e 013 vota, Xhelal Sveçla (LVV) me 55 mijë e 931 vota, Hajrulla Çeku (LVV) me 51 mijë e 970 vota, Avni Dehari (LVV) me 46 mijë e 101 vota dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) me 43 mijë e 73 vota.

Numërohen 40 për qind të votave për kandidatë, këta janë 10 më të votuarit
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, prin larg në garën si kandidati më i votuar për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të procesuara nga rreth 40 për qind e vendvotimeve. Kurti ka marrë mbi 136 mijë vota, deri tash.
Sipas të dhënave publike, i dyti kandidat më i votuar nga të gjitha partitë është dyshi i VV-së, Glauk Konjufca. Ai ka marrë më shumë se 106 mijë vota. E në top dhjetë kandidatët më të votuar hyn vetëm një nga partitë tjera.
I treti është Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza i ka marrë 61 mijë vota deri tash.
Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje është kandidatja e katërt më e votuar nga të gjitha partitë. Ajo ka marrë 55 mijë e 587 vota.
Hekuran Murati është i pesti me pak mbi 55 mijë vota.
Top-dhjetëshen e kompletojnë Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari e Mimoza Kusari-Lila, që si e dhjeta i ka marrë 34 mijë vota deri tash.
Jashtë listës së top-10 kandidatëve më të votuar, sipas të dhënave të deritashme, kanë mbetur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Abdixhiku i ka marrë 30 mijë e Haradinaj 15 mijë.
Verifikohen rreth 30 për qind e votave, garë e ngushtë brenda partive
Përditësim (11:22) - Të dhënat e 754 vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga procesi i konfirmimit të votave dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Pas numërimit të rreth 30 për qind të votave, gara për ulëse në Kuvend është ashpërsuar brenda partive.
Sipas përllogaritjeve të deritashme nga numërimi i votave preliminare, koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me Guxon, Alternativën dhe PSHDK-në ka marrë 56 ulëse. Partia Demokratike ka dalë e dyta me 23 ulëse, LDK-ja e treta me 15 dhe AAK-ja e katërta me 6 ulëse.
Lista e VV-së:
1. Albin Kurti – 98,765
2. Glauk Konjufca – 76,873
3. Albulena Haxhiu – 39,903
4. Hekuran Murati – 39,579
5. Donika Gërvalla-Schwarz – 34,991
6. Xhelal Sveçla – 31,939
7. Hajrulla Çeku – 29,816
8. Avni Dehari – 26,210
9. Mimoza Kusari Lila – 24,334
10. Ejup Maqedonci – 22,296
11. Shqipe Mehmeti Selimi – 17,810
12. Andin Hoti – 16,171
13. Arben Vitia – 15,726
14. Saranda Bogujevci – 11,853
15. Rufki Suma – 11,415
16. Alban Bajrami – 10,405
17. Edona Lllalloshi – 9,737
18. Ardian Gola – 9,703
19. Nezir Kraki – 9,281
20. Mefail Bajqinovci – 9,094
21. Adriana Matoshi – 8,945
22. Jeta Statovci – 8,770
23. Armend Muja – 8,346
24. Haxhi Avdyli – 7,661
25. Arsim Ademi – 7,521
26. Blerim Gashi – 7,219
27. Artane Rizvanolli Berisha – 7,178
28. Albena Reshitaj – 6,873
29. Labinotë Demi Murtezi – 6,846
30. Arbërie Nagavci – 6,731
31. Adelina Grainca – 6,705
32. Arjeta Fejza – 6,604
33. Agim Bahtiri – 6,570
34. Artan Abrashi – 6,569
35. Jeton Raka – 6,527
36. Fitore Pacolli Dalipi – 6,280
37. Arbër Rexhaj – 6,226
38. Fatos Geci – 6,188
39. Fahrush Rexhepi – 6,182
40. Fjolla Ujkani – 6,065
41. Dimal Basha – 5,872
42. Hysen Durmishi – 5,867
43. Enver Haliti – 5,666
44. Valon Ramadani – 5,649
45. Sylejman Meholli – 5,534
46. Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 5,498
47. Ali Dula – 5,453
48. Adnan Rrustemi – 5,279
49. Taulant Kelmendi – 5,188
50. Ilir Kërçeli – 5,167
51. Mytaher Haskuka – 5,075
52. Bylbyl Sokoli – 4,969
53. Fitim Haziri – 4,911
54. Salih Zyba – 4,895
55. Liza Gashi – 4,891
56. Agon Batusha – 4,886
57. Rozeta Hajdari – 4,760
58. Naim Bardiqi – 4,752
59. Bajram Mavriqi – 4,674
60. Fatmire Kollçaku – 4,647
61. Drita Pajaziti – 4,582
62. Mimoza Shala – 4,567
63. Vigan Qorrolli – 4,551
64. Dafina Gexha Bunjaku – 4,492
65. Valon Hoti – 4,486
66. Afërdita Hajrizi – 4,479
67. Dafina Alishani – 4,419
68. Avdullah Klinaku – 4,413
69. Enver Dugolli – 4,185
70. Egzon Azemi – 4,171
71. Ilir Gashi – 4,150
72. Filiz Mustafa – 4,137
73. Ejup Ahmeti – 4,094
74. Shqipe Isufi – 4,093
75. Nita Shehu – 4,024
76. Driton Hyseni – 3,909
77. Ilir Qeriqi – 3,709
78. Luan Aliu – 3,693
79. Vendenis Lahu – 3,583
80. Blerim Sallahu – 3,580
81. Arijeta Rexhepi – 3,521
82. Donjeta Ismajli – 3,493
83. Viktor Buzhala – 3,487
84. Gramos Agusholli – 3,456
85. Agon Dobruna – 3,420
86. Zef Morina – 3,355
87. Egzona Tërdevci – 3,209
88. Arsim Berisha – 3,165
89. Jeta Dida Bujari – 3,153
90. Adelina Stublla – 3,140
91. Tafil Peci – 3,132
92. Majlinda Nushi Limani – 2,960
93. Lulzim Hetemi – 2,937
94. Shqipe Jashari Ramadani – 2,934
95. Besnik Shala – 2,842
96. Gazmend Krasniqi – 2,805
97. Diana Qarkaxhija – 2,666
98. Skender Thaqi – 2,480
99. Gani Krasniqi – 2,477
100. Shefqet Gjocaj – 2,461
101. Eljesa Rashiti – 2,397
102. Burim Demiri – 2,388
103. Hekuran Gashi – 2,369
104. Albert Selishta – 2,364
105. Burim Mehmeti – 2,260
106. Rea Krasniqi – 2,164
107. Kaltrina Gruda – 2,005
108. Hamdi Bytyçi – 1,782
109. Selman Sokolaj – 1,693
110. Adelina Veliji – 1,084
Lista e 45 më të votuarve në PDK:
1. Bedri Hamza – 44,763
2. Arian Tahiri – 21,247
3. Përparim Gruda – 19,787
4. Uran Ismaili – 15,763
5. Sala Jashari – 14,180
6. Vlora Çitaku – 12,573
7. Arben Mustafa – 11,265
8. Enver Hoxhaj – 10,315
9. Rrahman Rama – 8,315
10. Eman Rrahmani – 7,981
11. Ganimete Musliu – 7,850
12. Artan Behrami – 7,506
13. Nait Hasani – 7,454
14. Mergim Lushtaku – 6,919
15. Elmi Reçica – 6,513
16. Ferat Shala – 6,494
17. Kujtim Gashi – 6,403
18. Besa Kabashi Ramaj – 6,324
19. Isak Neziri – 6,254
20. Bekim Haxhiu – 6,224
21. Altin Krasniqi – 6,150
22. Ariana Musliu Shoshi – 6,053
23. Jakup Nura – 5,986
24. Blerta Deliu Kodra – 5,917
25. Xhavit Haliti – 5,552
26. Fadil Demaku – 5,517
27. Abelard Tahiri – 5,145
28. Xhevahir Geci – 5,120
29. Bashkim Gllareva – 5,110
30. Muzafer Shala – 5,007
31. Hajdar Beqa – 4,740
32. Rashit Qalaj – 4,719
33. Genc Prelvukaj – 4,696
34. Adnan Thaqi – 4,521
35. Ilir Murtezaj – 4,461
36. Adriatik Berisha – 4,384
37. Eliza Hoxha – 4,155
38. Arbnore Salihu – 4,138
39. Lulzim Aliu – 4,073
40. Kosovare Murseli – 4,001
41. Idriz Vehapi – 3,835
42. Besianë Musmurati – 3,505
43. Hisen Berisha – 3,359
44. Besim Ilazi – 2,965
45. Visar Korenica – 2,884
26 më të votuarit në LDK:
1. Lumir Abdixhiku – 21,600
2. Hykmete Bajrami – 13,878
3. Ukë Rugova – 12,075
4. Doarsa Kica Xhelili – 10,663
5. Avdullah Hoti – 10,621
6. Kujtim Shala – 9,351
7. Anton Quni – 7,581
8. Armend Zemaj – 7,350
9. Lutfi Haziri – 6,411
10. Janina Ymeri – 5,201
11. Jehona Lushaku Sadriu – 5,035
12. Ermal Sadiku – 4,808
13. Besian Mustafa – 4,807
14. Serbeze Muçaj – 4,552
15. Adelina Thaqi Meta – 4,527
16. Fadil Hadergjonaj – 4,381
17. Shkëmb Manaj – 4,123
18. Paris Guri – 4,119
19. Arben Gashi – 3,997
20. Fadil Geci – 3,546
21. Xhafer Gashi – 3,542
22. Gëzim Hazrolli – 3,399
23. Ekrem Hyseni – 3,150
24. Visar Hoti – 2,921
25. Ferid Agani – 2,890
26. Driton Selmanaj – 2,842
Lista e AAK-së:
1. Ramush Haradinaj – 11,218
2. Daut Haradinaj – 6,881
3. Besnik Tahiri – 6,704
4. Bekë Berisha – 4,969
5. Time Kadrijaj – 4,599
6. Burim Ramadani – 4,330
7. Agim Çeku – 4,276
8. Arber Tolaj – 3,992
9. Arton Demhasaj – 2,782
10. Lahi Brahimaj – 2,671
11. Albana Bytyqi – 2,670
12. Hamdi Komoni – 2,430
13. Blerim Bajramaj – 2,423
14. Pal Lekaj – 2,379
15. Gani Dreshaj – 2,275
16. Teuta Haxhiu – 2,183
17. Ahmet Isufi – 1,575
18. Diellza Kukaj – 1,427
19. Durim Halilaj – 1,247
20. Ilirjana Mehmetaj – 1,231
Numërohen mbi 25 për qind të votave për kandidatë, “vulosen” top-dhjetëshet
Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Të dhënat e publikuara në uebfaqen e KQZ-së deri tash kanë pasqyruar edhe kandidatët më të votuar të secilit subjekt. Në Lëvizjen Vetëvendosje, lideri i saj Albin Kurti ndiqet me vota nga Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila e Ejup Maqedonci në top-dhjetëshen më të votuar në koalicionin fitues të VV-së me Guxo-n dhe Alternativën.
Ndërkaq te Partia Demokratike e Kosovës si subjekti i dytë më i madh, dy emrat e parë janë të rinj për Kuvendin. Pas kryetarit Bedri Hamza, më i votuari deri tash është Arian Tahiri, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama kompletojnë listën prej 10 kandidatëve më të votuar në këtë subjekt. Pos Hamzës e Tahirit që nga 9 shkurti nuk kishin mbajtur post të deputetit, për herë të parë në Kuvend te PDK-ja deputet pritet të jetë edhe Arben Mustafa.
Te Lidhja Demokratike, që ka pësuar rënien më të madhe, pas kryetarit Lumir Abdixhiku më të votuarit janë Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.
Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas Ramush Haradinajt më së shumti vota ka marrë Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Arbër Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi. Në këtë parti pra pritet që deputet të rikthehet Besnik Tahiri.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje me koalicion ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23 ulëse, ndërsa LDK-ja 15. Gjashtë ulëse do t’i takojnë AAK-së.
KQZ-ja ka njoftuar paraditen e së martës se rinumërimi ka përfunduar në gjashtë qendra komunale të numërimit e po vazhdon në 32 të tjera. Numërimi ka përfunduar në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot dhe Mitrovicë të Veriut.