Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Lista Serbe ankohet në PZAP për votat e Rashiqit: Erdhën nga shqiptarët

Nenad Rashiq

Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas Listës Serbe janë bërë  “parregullsive serioze që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve të rezervuara për popullin serb”.

Në ankesë pretendohet se partia Për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash nga votues shqiptarë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë arsye, Lista Sereb e konsideron të papranueshme që, siç thuhet “mandati të fitohet me vota nga komunitetet joserbe dhe në komuna ku praktikisht nuk ka serbë”.

KQZ-ja më 27 qershor ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor në Kosovë.

Sipas rezultateve, Lista Serbe ka siguruar nëntë mandate, ndërsa një mandat i ka takuar listës “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, i cili është fituar nga Nenad Rashiqi.

PZAP-ja ka afat 4 ditë për të kthyer përgjigje në ankesë. Nëse ankesa refuzohet, ata kanë të drejtë ankesë në Gjykatën Supreme. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i jep Supremes afat prej pesë ditësh për të vendosur lidhur me ankesat.

Me përfunidm të shqyrtimit të ankesave KQZ-së i hapet rruga për certifikimin e rezultateve përfundimate të zgjedhjeve të 7 qershorit.