Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.
“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.
Radoniqi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.
Vetëvendosje merr gjithçka
Artikuj të ngjashëm
-
Radoniqi bën thirrje për proces të qetë e demokratik
-
Dalje më e ulët deri në orën 15:00, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit
-
Radoniqi: Votimi filloi me kohë - s’ka ndryshim në rregullat për qytetarët që s’dinë shkrim-lexim
-
Radoniqi kërkon nga zyrtarët e qendrave të votimit të garantojnë dhe mbrojnë vullnetin e qytetarëve
-
Radoniqi bën thirrje për dalje në votim dhe respektim të Ligjit të zgjedhjeve