Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 51% kur në rezultatet e përgjithshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfshirë votat nga 99.93% e kutive.
Kandidati për kryeministër Albin Kurti nga kjo parti, ka marrë mbi 400 mijë vota, duke thyer rekordin si personi më i votuar në historinë e Kosovës.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje, radhitet Partia Demokratike e Kosovës 20.24 për qind, pastaj Lidhja Demokratike me 13.26 për qind ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.51 për qind të votave.
Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të mërkurën ka vazhduar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, derisa pritet edhe ardhja e pakove përfundimtare.
“Ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404)”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë së mërkurës.
Bazuar në rezultatet nga numërimi i fundit, LDK-ja arriti që sërish ta kthejë ulësen e 15 në Kuvend te cilën një ditë më parë ia rrëmbeu PDK-ja.
-
VV-ja me fitore rekorde, por Kurti s’përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja
-
VV-ja thyen edhe rekordin e vitit 2021
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor
-
Dhjetë më të votuarit e zgjedhjeve të 7 qershorit
-
LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja e humb një