Lëvizja Vetëvendosje ka thyer rekordin e përqindjes së votave që kishte marrë më 14 shkurt të vitit 2021.
Kjo ende pa u numëruar te gjitha votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoje të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 2021, VV-ja kishte 50.28 për qind nga të gjitha votat e numëruara, ndërkaq sot derisa janë numëruar në total 94.83 për qind të votave, Vetëvendosja ka arritur 50.31 për qind.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit ka thyer rekordin e votave që kishte marrë në vitin 2021. Aktualisht ka 456 mijë e 340 vota nga rezultatet e deritashme, të procesuara prej vendvotimeve brenda Kosovës dhe jo plotësisht ato nga diaspora dhe me postë.
Rekordi paraprak mbahej pikërisht nga kjo parti. Në vitin 2021, partia e Albin Kurtit kishte marrë 438 mijë e 335 vota apo 50.28 për qind të votave.
Në shkurt të 2025-s ajo mbeti parti e parë, por mori 396 mijë e 787 vota apo 42.3 për qind.
Edhe Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, me më shumë se 375 mijë vota e 620 është bërë personi më i votuar në histori të Kosovës. Në zgjedhjet e kaluara kishte 337 mijë e 791 vota.
Partia e dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dalë Partia Demokratike me rreth 187 mijë vota, ndërsa Lidhja Demokratike e treta me më shumë se 121 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë mbi 50 mijë vota.