Prokuroria Themelore në Gjakovë të premten ka njoftuar se ka kërkuar paraburgim për 22 kryesues lidhur me dyshimet për dallavere me vota.
Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22 kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.
Në Gjakovë, dallime në rezultatet e kandidatëve për deputetë pas rinumërimit ka pasur më shumë te Partia Demokratik e Kosovës (PDK). Kandidates Adonjeta Zymberi-Selmani iu hoqën 383 vota, ndërsa Hajdar Beqës 244.
Te Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batushës iu hoqën 215 vota.
Edhe
Nuk mbahen në paraburgim 22 të dyshuar për manipulim rezultati
Në partitë dhe kandidatët e tjerë pati dallime të vogla.
Deri tash, për manipulime me vota, 28 persona janë në paraburgim në Prizren dhe 15 në Malishevë.
-
Intervistohen 17 kryekomisionerë të Rahovecit, për 9 prej tyre kërkohet paraburgim
-
19 kryekomisionerë ndalohen për dallavere me vota në Suharekë
-
Paraqitje në stacion policor, Gjykata ua cakton masën 22 kryesuesve për dallavere me vota në Gjakovë
-
14 persona arrestohen për manipulim me vota në Kllokot